Luftëtar antikomunist. Lindi në vitin 1923, në fshatin Korthpulë të Mirditës. Në dhjetor 1944, hyri në radhët e ushtrisë Nacionalçlirimtare, dhe u zgjodh Sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar për Korthpulën. Duke qenë në këtë detyrë, iu dha mundësia të shihte nga afër vuajtjet, torturat, pushkatimet, burgosjet dhe internimet e popullsisë së pafajshme të Mirditës, ndaj dhe vendosi të bashkohej me forcat antikomuniste të bajrakut të Dibrrit, që komandoheshin nga Mark Jak Bajraktari [shih]. Në pranverë të vitit 1953, u rrethue nga forcat e ndjekjes dhe, megjithëse u plagos, arriti të çante rrethimin e të strehohej për ca kohë te miqtë e tij në Mnelë. Natën e 26 korrikut të po atij viti, ra në pritën tjetër, që i kishin ngrehur në afërsi të shtëpisë, dhe mbeti i vrarë. Trupi i tij i pajetë u transportua me makinë në ambientet e Degës së Punëve të Brendshme të Pukës. Të nesërmen e hoqën zvarrë nëpër qytet, derisa e gjymtuan rëndë kufomën.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 28
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.