Në vitin 1952 u përjashtua nga shkolla e mesme dhe më pas u arrestua për veprimtari kundër regjimit komunist. Bashkë me disa të rinj kishin krijuar një organizatë që shpërndante trakte me përmbajtje kundër politikave të regjimit komunist në vend. U dënua me burg.

Pas dy vitesh, arrestojnë dhe dënojnë edhe të atin, ish-oficer, i cili ndërroi jetë në burg.

Familja e Mark Shantojas ishte në shenjestrën e Sigurimit si të afërm të klerikut të pushkatuar, Lazër Shantoja. Ata u dëbuan nga Tirana në vitin 1946 dhe jetuan në Shkodër. Motra e tij, Klotilde Shantoja ishte një nga këngëtaret e njohura amatore të Shtëpisë së Kulturës Shkodër, por pas vitit 1958, asaj iu ndalua përgjithmonë skena.

Burimi: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.