Lindi më 1931 në Bugjon, Pukë. Më 17 gusht 1949 u arrestua si "person i dyshuar që kishte dijeni për vrasjen e Mëhill e Kol Prendit". Akuza nuk u vërtetua. Më 12 maj 1950, me vendim nr. 200, Gjykata ushtarake e Tiranës e shpalli të pafajshëm. Pas lirimit, u arratis në male. Sipas vërtetimit të lëshuar nga Ministria e Brendshme, 26 mars 1992, Mark Isufi është vrarë më 18 gusht 1950, "si kundërshtar i regjimit komunist", në përpjekje me forcat e ndjekjes, në zonën e Iballës Pukë.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 34-35
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.