Marjana Plasoti Rondo ka lindur në Korçë në vitin 1943. E bija e Jorgjeta Bacu dhe Nikolla Plasoti me etiketimin Kulina. Babai i saj në vitet 1940-1943 ka qënë pjesë e luftës NacionalÇlirimtare sëbashku me Rita Markon, si partizan me idealin e lirisë dhe mbrojtjen e atdheut. Ai vinte nga një familje tregëtarësh të cilët kishin marrdhënie tregëtie edhe me shtete të tjera si Italia ku tregëtonin bagëti që rriteshin në Boboshticë. Por erdhi viti 1945 u vendos regjimi komunist. Një regjim i egër, i pamëshirshëm i cili solli kudo varfëri shpirtërore dhe pasurore. U aplikua tatimi i jashtëzakonshëm kundrejt tregëtarve ndaj të cilit nuk shpëtoi as babai i saj. Për këtë arsye ai u arratis i vetëm duke marrë 600 kokë dhenë dhe një shumë parash për të shkuar në Greqi. Arriti të kalonte kufirin duke mos u kthyer më në Shqipëri.  Asokohe nëna e saj ishte vetëm 22 vjeçe. E gjithë familja Plasoti u përball me të papriturën e frikshme që do vinte nga terrori komunist. Menjëherë pas arratisjes së babait u konfiskojne pasurinë, i nxjerrin nga shtëpia për t'i strehuar nëpër stalla. Marjanën me nënën e çojnë në Krujë. Gjatë kësaj kohe bashkëjetjnë me frikën, pasigurinë, pabesinë, tradhëtinë, krimin, ku në çdo moment ekzistonte rreziku për jetën. Ajo ishte vetëm 2 vjeçe kur u cilësova fëmija e një armiku të popullit. Del nga internimi vetëm në vitin 1988.

Dëshmia/ Marjana Plasoti: Isha 2 vjeç kur më bënë “armike të popullit”

Burimi: https://kujto.al/deshmia-marjana-plasoti-isha-2-vjec-kur-me-bene-armike-te-popullit/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.