Lindi më 24 janar 1923, në Fan të Mirditës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Mirditë në rrethin Berat dhe Tepelenë, prej 20 shtatorit të vitit 1945 deri më 10 gusht 1947, dhe nga rrethi Mirditë në Rubik e Lezhë, prej 10 shtatorit të vitit 1945 deri më 10 maj 1950.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 335
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.