Mane Methoxha | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Mane Methoxha |
Vendlindja: | Poroçan |
Vendbanimi: | Kokël |
Datëlindja: | 10/5/1898 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 5/1948 |
Fundi i Internimit: | 8/1948 |
Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 10 maj 1898, në Poroçan. U internua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi Gramsh në Kokël (Gramsh), prej majit të vitit 1948 deri në gusht 1948.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 325