Lindi në Shkodër, në vitin 1914. Ish-sekretar i komunës Malkolaj. Në shtëpinë e Dul dhe Maliq Bajramit në Malin Kolaj të Shkodrës më 24 dhe 25 dhjetor 1944 u organizua mbledhja e krerëve të Malësisë ku u vendos të luftohet pa kompromis që në Shqipërinë e dalë nga lufta të mos instalohet regjimi komunist. Ata së bashku me malësorët e udhëhequr nga prijësi Prek Cali nuk lejuan që forcat komuniste të qeverisnin në Malësi duke luftuar me ta, por të tradhtuar, u arrestuan.

U arrestua më 31 janar 1945, dhe me vendim nr. 28, datë 16 shkurt 1945, Gjykata e Ushtarake Shkodrës e deklaroi fajtor si "anëtar kryesor i kryengritjes së janarit në bashkëpunim me Dedë Shabanin" dhe e dënoi me vdekje.

U ekzekutua më 25 mars 1945 në Zall të Kirit me 13 burra të tjerë. Eshtrat nuk iu gjetën kurrë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 386
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.