Lindi më 1898, në fshatin Dukat të Vlorës. Mori pjesë në Luftën e Vlorës (1920). Më 1939 u lidh me Hysni Lepenicën dhe Skënder Muçon dhe u bë një nga anëtarët e parë të Ballit Kombëtar në Vlorë. Më 1942 u zgjodh kryetar i këshillit të Dukatit dhe pastaj komandanti i çetës së krahinës. Në korrik 1943, luftoi kundër ushtrisë fashiste në Llogora.

Më 28 janar 1945 u arrestua nga forcat e regjimit komunist dhe u dënua me 20 vjet burg.

U akuzua për pjesëmarrje në një grup kundër shtetit të krijuar në burg. Më 25 nëntor 1949, u dënua me pushkatim.

Burimi: Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.