Tregtar, anëtar i “Bashkimit Demokratik Shqiptar”. Njihej si Tut Mëniku. Lindi në Tiranë, më 1907.  Kreu Shkollën Ushtarake në Durrës dhe mori gradën e nëntogerit. Formoi një shoqëri automobilistike në linjën Tiranë-Vlorë. Ndihmoi Lëvizjen Nacionalçlirimtare, por mbeti nacionalist dhe antikomunist i hapur. U arrestua më 15 janar 1946 dhe, më 2 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "sabotim të pushtetit" dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua të nesërmen (3 korrik 1946), në orën 5 të mëngjesit, bashkë me Xhahit Kokën, Qenan Dibrën, Telat Drinin, Shaban Ballën, Sami Qeribashin, Mehmet Beshirin dhe Ali Kavajën.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 336
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.