Lindi në Durrës, më 21 korrik 1950. Me vendim nr. 177, datë 25 dhjetor 1967, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor sipas nenit 229/I të Kodit enal dhe e dënoi me 4 vjet e 6 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 118, datë 24 tetor 1968, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «arratisje nga kampi» sipas nenit 229/I të Kodit Penal me dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 6 vjet e 9 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 89, datë 19 prill 1988, Gjykata e Rrethit Shkodër, e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj adheut» e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie. Sipas nenit 101/I e 31/a të Kodit Penal u dënua me 9 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie. Me vendim nr. 6, datë 18 janar 1989, Gjykata e Rrethit Elbasan e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie.

 

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2015), 184
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.