| Luigj Kastrati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Luigj Kastrati |
| Atësia: | Gjeto |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1920 |
| Datë Vdekja: | 25/03/1945 |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 25/03/1945 |
Lindi më 1920, në Shkodër. Më 31 korrik 1992, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së përsonit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit te vrasjes pa gjyq "për motive poltike" më 25 mars 1945.
Studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar emrat e 14 burrave të vrarë më 25 mars 1945. Mes tyre, është edhe Luigj Gjeto Kastrati. Për të, sipas burimeve të Dervishit, shkruhet: 21 vjeç, nga Shkodra, ish-sekretar i komunës Bajzë, dënuar me vendimin nr.43, datë 9.3.1945. Akuzohej se kishte “ndihmuar e strehuar reaksionarët”.
Emrat e të ekzekutuarve dalin në korrespondencën e Shefqet Peçit (komandant i Korparmatës së 3-të) dhe Enver Hoxhës (komandant i përgjithshëm).
