Lindi më 1952, në Poshnje të Beratit. U arrestua në vitin 1977, bashkë me Riza Hazizin, Ushtar Çobon dhe Muharrem Protoduarin, si anëtar i një «grupi që do të hidhte në erë kombinatin e tekstileve». Pas thuajse një vit hetuesie, më 7 janar 1978, me vendim nr. 1, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Beratit, e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim.

Iu gjetën eshtrat në Vodicë të Beratit në varrezën masive në anë të lumit Osum në mes të shkurreve.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 389
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.