U arrestua më 3 prill 1984. Me dy shokë po tentonte të arratisej dhe u kap nga forcat e kufirit, ndërsa një nga shokët mbeti i vrarë. U akuzua për tradhti ndaj atdheut dhe vepër terrori të mbetur në tentativë, përvetësim të pasurisë socialiste dhe armëmbajtje pa leje duke qenë që një nga shokët e tij, Adnand Kuka kishte marrë një automatik me fishekë nga reparti ku kryente ushtrinë, para se të arratiseshin. U dënua me 25 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. E kreu dënimin në kampin e Qafë-Barit. U lirua në vitin 1991.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.