Klerik katolik, piktor freskograf e ikonograf, drejtori i parë i Bibliotekës Françeskane.U lind në Shkodër, më 25 mars të vitit 1906. Studimet e mesme i kreu në Liceun "Illyricum" në vitin shkollor 1927-’28, kurse të lartat për filozofi e teologji në Sienë e, më pas, për pikturë në Akademinë e Artit në Firence. Pas kryerjes së studimeve, dha mësim në Illyricum, shërbeu si sekretar i Atë Gjergj Fishtës dhe si drejtor i parë i Bibliotekës Françeskane. Tregoi kujdes të posaçëm për ruajtjen e mozaikëve të lashtë të Kishës së Rubikut. Realizoi një sërë afreskesh në Katedralen e Shkodrës, në kishën e të Shëlbuemit në Rubik dhe në Lezhë, të gjitha të zhdukura nga komunizmi. Më 1947 u arrestua "me akuzën e fshehjes së armëve në kishë". Meshën e parë pas rënies së komunizmit e kremtoi mbi gërmadhat e Kishës së Shëna Ndout në Laç, më 13 qershor 1990. Vdiq më 11 nëntor 1998. U varros në Varrezën e Rrëmajit

Burimi: AISKK, V, 4, 85
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.