| Lekmi Sharra | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Lekmi Sharra |
| Atësia: | Musa |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1919 |
| Datë Vdekja: | 1953 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
| Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
Vëllai i Abdyl Sharrës, inxhinierit që u dënua me varje në litar nga komunistët, në vitin 1946, me akuzën e sajuar se bashkë me të tjerë të dënuar kishin sabotuar punimet për tharjen e kënetës së Maliqit. U arrestua në vitin 1953, gjashtë muaj pas martesës, duke lënë bashkëshorten shtatzënë. Tre vjet më parë, vëllai tjetër, Shyqyri Sharra kishte vrarë veten në burg.
Ndërroi jetë në birucat e hetuesisë së Vlorës si pasojë e torturave.
Burimi: Hazis Sharra, Luftëtari antifashist që ra nga plumbat e komunistëve. Enver Memishaj, ISKK, Tiranë 2020
