Banues në Himarë. Një ditë nuk u kthye nga puna. Punonjësit e policisë erdhën dhe kontrolluan shtëpinë duke kërkuar fotografinë e gjyshit ku gjetën një letër. Këtë informacion e kishte vetëm Leandro, i cili duhet t'ua ketë thënë gjatë torturave. Ishte rrahur disa herë nga forcat e rendit dhe sigurimit pasi nuk kishte pranuar të bashkëpunonte dhe spiunonte. Mendohet që ka ndërruar jetë gjatë torturave ditën kur nuk u kthye. Familjes i thanë që ishte arratisur në Greqi, ndërsa një variant tjetër ishte që ishte mbytur duke tentuar të arratisej. Nuk i dihet varri.

Historia përshkruhet në tregimin "Kush ma rrëmbeu djalin" në librin "Një tregim për mikun tim" të Reshat Kripës, i cili e ka bazuar në bisedën me Milto Neranxin, babain e Leandros.

Burimi: "Një tregim për mikun tim", Reshat Kripa
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.