Lavdosh Mersini | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Lavdosh Mersini |
Vendlindja: | Çeprat , Vlorë |
Vendbanimi: | Çeprat |
Datëlindja: | 1936 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1966 |
Fundi i Internimit: | 1990 |
Akuza: | "Motive politike " |
Lindi në Çeprat të Vlorës, në vitin 1936. U dëbua për motive politike. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi Vlorë në fshatin Çeprat të Vlorës, prej vitit 1966 deri në vitin 1990.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 311