U lind në vitin 1937 në Lezhë, në familjen e bejlerëve të Lezhës, Mlika. I ati u arratis në vitin 1950. Në vitin 1952, e gjithë familja internohet në Tepelenë dhe shtëpia iu sekuestrohet. Në atë kohë, ajo ishte 15 vjeçe. Vëllai i vogël, ndërron jetë në moshën 3-vjeçare në kampin e Tepelenës. Vëllanë e madh, Qemalin, e dënojnë me 12 vite burg. Më pas, Kydretin e dërgojnë në kampin e fabrikës së tullave ku ishte edhe i vëllai, Bajrami. Pas një aksidenti, mamaja e tyre dëmtohet në kolonën vertebrale dhe shtrohet në spitalin e Vlorës. Ajo lirohet nga internimi, por nuk kishte ku të shkonte dhe i bashkohet familjes e cila vazhdonte internimin në kampet e Lushnjës, Plug dhe Savër. Martohet me Xhemshit Kazazin, që bënte pjesë në një familje antikomuniste shkodrane.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.