Politikan, diplomat, aktivist dhe patriot shqiptar.Lindi më 1883, në Korçë. Arsimimin e filloi në shkollat e para shqipe, ku pati si mësues e drejtor Petro Nini Luarasin dhe Nuçi Naçin. Më 1904 u emigroi në SHBA. U aktivizua në shoqatën “Besa-Besën” dhe më vonë u bë kryetar i saj. Drejtoi gazetën Dielli dhe ishte kryetar i Vatrës, dega e Bostonit. Më 1913, u kthye në Shqipëri. Një vit më vonë iu bashkua çetës së Themistokli Gëmenjit. Më 1915  emigroi sërish në SHBA. U zgjodh zv/kryetar i Vatrës. Më 1921 u zgjodh deputet në parlamentin e Shqipërisë. Më 1924 u kthye sërish në SHBA, dhe 1295-29 shërbeu si kryetar i Vatrës. Më 1935 u kthye në Shqipëri, bashkë me familjen. U emërua zv/prefekt në Himarë. Më 1940, kur grekët hynë në Korçë, ai ishte nga të parët që u arrestua dhe u burgos në afërsi të Ahtinës. U lirua me pushtimin gjerman të Greqisë. Pas kthimit në Shqipëri u rreshtua me Ballin Kombëtar. me ardhjen e komunistëve në pushtet, u arrestua më 12 maj 1946. Më 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "krime gjatë luftës Nacional Çlirimtare me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe humbjen e së drejtës elektorale baras me kohën e ndëshkimit. Vdiq në burg më 28 prill 1955.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 224
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.