Që në rini u burgos nga xhonturqit. Pas lirimit, u largua në Odesë dhe më pas në Amerikë ku ishte një nga patriotët e organizatës Vatra dhe themelues i shoqatës Besa-Besën. Në 1910, ai u kthye në atdhe bashkë me një çetë luftëtarësh, për të luftuar për pavarësinë e Shqipërisë.

Në 1914, vihet në krye të xhandarmërisë së Korçës. Në 1915, kthehet sërish në Shtetet e Bashkuara dhe nis të publikojë gazetën "Vullnetari" e cila bënte thirrje për bashkimin e shqiptarëve për të luftuar kundër fuqive që kërkonin pushtimin e tokave të Shqipërisë.

Kthehet sërish në atdhe si shumë patriotë të tjerë "për të bërë Shqipërinë". Në vitin 1921 zgjidhet deputet në Parlamentin e Parë shqiptar. Gjatë këtyre viteve pati edhe detyra të tjera si prefekt i qarkut të Beratit, Gjirokastrës, Shkodrës, Fierit. Gjatë pushtimit fashist dhe dorëheqjen nga detyrat shtetërore, por megjithëse kundër pushtuesve, nuk u bashkua me komunistët. Nuk mori pjesë në votimet e vitit 1945. Ishte kundërshtar i hapur i bashkëpunimit me Jugosllavinë, për këtë arsye u arrestua në vitin 1946 dhe në qershor 1946, u dënua me grupin e Sami Qeribashit dhe Musine Kokalarit me 30 vjet burg.

Ndërroi pas tre vitesh në burgun e Burrelit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.