U lind në Shkodër në vitin 1932 në një familje me qëndrime antikomuniste. Mësimet e para i kryen në shkollën françeskane. Përgatitjen për klerik e bën fshehtas në Shkodër, pranë arqipeshkvisë, ku punon edhe si sekretar. Shugurohet meshtar më 9 shkurt 1961.

Arrestohet më 13 korrik 1976, bashkë me klerikët Ernest Çoba e Zef Simoni dhe dënohet me 12 vjet heqje lirie për moskallëzim dhe agjitacion e propagandë.

Vuan dënimin për 11 vjet dhe lirohet në vitin 1987, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërron jetë më 19 maj 1992.

 

Burimi: Dosja e diktatures, Pjeter Pepa, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.