Mjek. Lindi në Durrës, në vitin 1923. Studimet e larta për mjeksi i kreu në Vjenë. Me vendim nr. 56, datë 25 qershor 1950, u deklarua fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe u dënua me 7 vjet burg. Më 1954, pas ndërtimit të spitalit në Durrës, punoi si mjek dhe zëvendës drejtor i këtij spitali. U arrestua më 1970 dhe u dënua me 10 vjet burg për agjitacion e propagandë. U lirua në vitin 1978.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 369
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.