Lindi më 1917, në Fier. Është dëbuar për motive politike. Më 19 nëntor 1992, me vendim nr. 18, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Fieri në Rrapes, Lushnjë, prej 25 korrikut 1967 deri më 10 prill 1973. Më 1950, me vendim të Komitetit të Partisë së Lushnjës u cilësua kulak, për shkak të zotërimit të kësaj pasurie: 300 dynym tokë, 10 lopë, 150 dele, 5 kuaj, 3 familje bujqish, 1 motoçikletë.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 756-757
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.