Lindi më 1887 në Shijak, Durrës. Intelektual e politikan i shquar. Deputet i parlamentit, 1921. U pushkatura pabesisht nga komunistet ne nentor 1944, ne Sharre te Tiranes, ku ish thirrur per bisedime bashke me vellain dhe nipin. Rivarosur pas gjetjes se varrit ne vitin 1992. Dekoruar nga Presidenti Rrepublikes me titullin “Nder i kombit”. Më 31 korrik 1992, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit e vrasjes“pa gjyq, për “motive politike“, më 3 nëntor 1944”, bashkë me vëllain e tij, Jakup Deliallisi. Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Shijakut, me vendim nr. 50, dt. 10 maj 1946, vendosi “sekuestrimin e pasunis së tundëshme dhe të pa tundëshme të vramit politik Kapllan Deliallisit nga Shijaku:Nji shtallë bagëtish në L. Popullore të Shijakut. 2 Nji dyqan në tregun e qytetit Shijakut. 3 Nji tokë në treg 1 dynym. 4 Nji sip. Toke 100 m2: tre dyqane e nji mulli drithi. 5 1 dynym me pemë. 6 Pasuni e tundshme sipas inventarit. 7 Nji tokë buke 50 dynym“.

 

 

Burimi: AISKK, F.1, V. 2013, D.5/1, Fl. 1048, 2831-2832. Gazeta Zyrtare 6 gusht 1946, f. 6.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.