Punonjëse e ISKK, anëtare e redaksisë së botimit shkencor “Fjalori enciklopedik i
viktimave të terrorit komunist”. Është një nga mijëra fëmijët shqiptarë të ndëshkuar politikisht që në lindje, vetëm për faktin se i përkiste një familje të fisnike beratase dhe pronarësh. Lindi më 1982, në Lushnje, ku familja e saj ishte dëbuar prej 4 prill 1967. Aty kreu shkollën fillore dhe, me ardhjen e demokracisë, familja u rikthye në Berat. Më 2007 u diplomua për gjuhë dhe letërsi greke në Tiranë, aktualisht vazhdon mstudimet për drejtësi. Më 10 shkurt 1993, me vendim nr. 20, Komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga Berati në Ngurëz (Lushnjë) prej datëlindjes deri më 30 shtator 1991.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 403
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.