Lindi më 1908, në Tiranë. Tregtar. Gjatë luftës ndihmoi forcat partizane, por u zhgënjye shpejt. Më 1948, familjen e tij e dëbuan nga shtëpia. Emri i tij ishte në listat e njerëzve që do të pushkatoheshin nga Sigurimi. U arrestua më 20 shkurt 1951. Në hetuesi e torturuan. U vra në qeli, nga oficerët e Sigurimit, më 25 shkurt 1951. Më 2 mars 1951, familja e tij u dëbua në Skrapar. Në letrën dërguar nga Tirana Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar, thuhej: “Dërgohen në atë qytet të dëbuar nga Tirana familjet e disa reaksionarëve të pushkatuar këto kohët e fundit për aktivitet terrorist kundra Pushtetit Popullor. Këto janë: 1) Familja e Jonuz Kacelit. Interesohuni për sistemimin e saj në ndonjë ndërtesë, gjithashtu t’u gjendet ndonjë punë sa për të siguruar bukën e gojës”.

Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, ASD, Tiranë, 2008, f. 133-144.

Burimi: Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, ASD, Tiranë, 2008, f. 133-144.

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

"Nata e fundit kur e pashë tim atë para pushkatimit”

“Kur mora vesh se e pushkatuan babain, isha 6 vjeç dhe nuk e njihja fjalën Lexo më shumë

blank

67 vjet nga krimi komunist, kush ishin 22 të pushkatuarit pas bombës në Ambasadën Sovjetike

Bomba në  Ambasadën Sovjetike dhe justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22 intelektualë Lexo më shumë