Mësues, përkthyes. Lindi në Istog të Kosovës. Familja e tij u vendos që herët në Shqipëri. Kreu Shkollën Normale të Elbasanit dhe Akademinë Ushtarake në Romë. Gjatë periudhës së Mbretërisë punoi në administratë në Tiranë. Pas pushtimit italian u emërua mësues në Kuçovë. Me mbarimin e luftës u burgos si bashkëpunëtor i fashizmit. Gjatë tërë jetës u mor me përkthime nga italishtja, por emri i tij s’u bë i njohur kurrë. Më vonë u lejua që t’u jepte mësime italishteje fëmijëve të udhëheqjes. Një ditë e ndaluan në mes të Tiranës dy të rinj italianë dhe e pyetën se ku ndodhej hotel Dajti. Kaq u desh që Sigurimi t’i vinte prangat, duke e akuzuar për bashkëpunim me të huajt. Me urdhër të Mehmet Shehut u internua në kampin e Çermës në Lushnjë.

Burimi: Nazmi Berisha – Dyzi, 20 vjet në burgjet e Enver Hoxhës: Dëshmi për periudhën prej 1959-1980, Berat, 1995, f. 90-91.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.