Lindi më 1947, në Korçë. Më 29 tetor 1965, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 3 vjet burg. U arrestua sërish më 1981, dhe më 26 maj të po atij viti, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në bashkëpunim, në formën e arratisjes jashtë shtetit, e mbetur në fazën e përgatitjes" dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe 5 vjet internim. Me vendim të Gjykatës së Lartë, dënimi iu ndryshua në 23 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 268
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.