Lindi më 1882, në Beçisht të Tepelenës. Më 14 nëntor 1947, me vendim nr. 240, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si "armik i popullit dhe ka kryer këto faje: mbas Çlirimit filloi të aktivizohej kundra pushtetit popullor, filloi të gjejë elemente
kundërshtare, të cilët mbasi i grumbulloi, bënë mbledhje dhe formuan Komitetin e Ballit të Tepelenës duke qenë ky si anëtar i tij, ka marrë vendime për atentate, për të krijuar këshilla balliste nëpër katunde, për të marrë informata ushtarake, politike dhe ekonomike për t’ia dërguar spiunazhit të Sillogut të Janinës", me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. Më 1948, dënimi iu kthye në burg përjetë dhe pasuria iu konfiskua. Sipas familjes, ka vdekur në burgun e Kalasë Gjirokastër nga torturat rreth vitit 1949. Eshtrat nuk ia kanë gjetur as sot.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, FL. 866
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.