Jalldëzi ishte nga familja beratase Myftiu dhe ishte martuar me Xhelal Staraveckën. Pas arratisjes së tij, u internua bashkë me të birin, i cili ende nuk kishte mbushur 1 vjeç, në kampet e Krujës, Valiasit, Kamzëz, Cërrikut, Tepelenës. E ndanë nga i biri për ta çuar në kampin e fabrikës së tullave në Tiranë, ndërsa djali mbeti në kampin e Tepelenës, pa asnjë të afërm. Më vonë, ai lejohet të shkojë te familja e së ëmës në Berat.

Nga kampi i fabrikës së tullave, Jalldëz Staraveckën e internuan në fshatrat e Lushnjës, ku iu bashkua edhe djali.

Burimi: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.