Ushtarak. Lindi më 1912, në Derjan, Mat. Më 1932, mbaroi shkollën ushtarake, me gradën nëntoger. Shërbeu 7 vjet në Dibër, mori gradën kapiten. Më 1939, qëndroi në fshatin e lindjes. U vesh oficer më 1940, në batalionin Tomorri. Gjatë luftës italo-greke, vuajti internim nga grekët, në ishullin e Kretës (Greqi), e nga italianët, në kampin e përqendrimit në Vorë (Tr); nga internimi italian u lirua me vendim gjykate. Më 1943, luftoi në Kosovë, inkuadruar në batalionin Drini, të Dibrës së Madhe. Pas shpërbërjes së batalionit, gusht 1944, u bashkua me Halil Alinë, kryetar i Besëlidhjes Antikomuniste, themeluar në Fushë-Alie, Dibër. Më 22 dhejtor 1944, u vra nga brigada 17 dhe 18 partizane, në Kolosjan të Lumës, bashkë me Halil Alinë, Sefedin Biçakun, Selman Kukelin dhe Xhetan Gjonin; u vranë në përpjekje për të çarë rrethimin. Pas rënies së komunizmit, J. H. është nderuar nga komuna e Derjanit dhe u rivarros në fshatin e lindjes.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 222.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.