Lindi më 1909, në Velipojë, Shkodër.

Më 22 tetor 1963, me vendim nr. 40, Gjykata Shkodër e deklaroi fajtor "për krimin e arratisjes jashtë shtetit" dhe e dënoi me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. U la në fuqi me vendimin nr.11, datë 22.11.1963 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dënimi do ishte me 25 vjet, por iu ul 1/6 e tij në bazë të dekretit nr.3603, datë 23.11.1962 të Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Së fundmi Jaku vuante dënimin në Repartin nr.309 Ballsh, kur u sëmur rëndë. Vdiq më 20.2.1981, ora 5.30, në pavijonin nr.7 të spitalit nr.2 Tiranë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 270
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.