Lindi në vitin 1915, në fshatin Verzhezhë të Skraparit. U arrestua më 8 prill 1945, dhe më 16 korrik të po atij viti, me vendim nr. 59, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "si organizator dhe pjesëtar i një organizate antipopullore e disfatiste në ushtri për rrëzimin e qeverisë dhe shkatërrimin e ushtrisë kombëtare shqiptare" dhe e dënoi me 20 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave civile-politike. U arrestua sërish më 27 nëntor 1970, dhe më 19 maj 1971, me vendim nr. 12, Gjykata e Rrethit të Skraparit e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. Vdiq në burg, më 17 shkurt të vitit 1973.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 155
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.