Veteriner. Lindi në vitin 1907, në fshatin Kurdari të Matit. Studimet e larta veterinare i kreu në Universitetin e Firences. Pas kthimit në Shqipëri, themeloi fermën e Xhafzotajt. Aty u arrestua, ndonëse nuk ishte përzier fare në çështje politike. U dërgua në Pezë dhe prej këtu në fshatin Sharrë të Tiranës, ku dhe, më 3 nëntor të vitit 1944, u pushkatua bashkë me Kapllan Deliallisin, deputet i Shijakut në Parlamentin shqiptar, të vëllain, Jakup Deliallisin, ish-kryetar i komunës së Shënavlashit dhe të Luzit dhe Shefqet Deliallisin, të birin e atdhetarit të njohur Ymer Deliallisit, sekretarit personal të Ismail Qemalit, një oficer i ri, i diplomuar në Akademinë Ushtarake në Romë. Ka lënë në dorëshkrim një sërë studimesh zooveterinare. Në dhjetor të vitit 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin "Nderi i Kombit", bashkë me 36 intelektualë të tjerë të Tiranës të vrarë nga komunistët në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, me motivacionin: "Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore".

Burimi: Xhevahir Gradica, Si i dogjën e i vranë Allamanët e Matit, në gazetën «Metropol», E martë, 29 dhjetor, 2009.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.