U lind në Tiranë më 14.4.1919 në një familje intelektuale vendase. I ati, Selimi, ishte avokat. Prindërit e dërguan si fillim në një kolegj në Londër dhe më pas në universitetin e Kembrixhit për Inxhinieri Elektrike. Më pas vazhdoi studimet në Itali në Politeknikun e Milanos. Në shtator të 1943 hapi në Tiranë laboratorin e parë të radioteknikës në Shqipëri. Prejardhja e tij nacionaliste dhe arratisja e vëllait, futbollistit Sulejman (Bule) Vathi, bënë që karriera e tij profesionale të dëmtohej. Ndërroi jetë në mars të 1996.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.