Ismail Llaha | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Ismail Llaha |
Vendlindja: | Katërlis, Gramsh |
Vendbanimi: | Gramsh |
Datëlindja: | 1960 |
Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
Lindi më 1960, në Katërlis, Gramsh. Me vendim nr.6, 7 mars 1983, Gjykata e Rrethit Gramsh e deklaroi fajtor për krimin e "tradhëtisë ndaj atdheut" në formën e arratisjes e të dorëzimit të të dhënave me karakter sekret dhe e dënoi me 18 vjet burg. Ndërsa, për vrasje me dashje, u dënua me vdekje.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 131