Lindi më 1923, në Fushë-Lurë. Me vendim nr. 332, datë 27 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor "si pjesëmarrës në grupe të armatosur" dhe për "strehim dhe furnizim diversantësh" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të palujtshme dhe humbjen e të drejtave politike për 2 vjet kohë.

Vëllai i tij ndërroi jetë në burg dhe disa anëtarë të fisit u dënuan dhe ekzekutuan.

U vra nga forcat e kufirit, më 14 maj të vitit 1961 kur ishte duke u arratisur.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 285
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.