U martua me inxhinierin shqiptar Xhavit Sallaku që e njohu në vendlindjen e saj Rusi dhe më pas erdhi të jetojë me të në Tiranë. Në vitin 1976, Xhaviti arrestohet dhe në vitin 1977 pushkatohet. Pas një viti, Irina me dy vajzat e saj, që i kishin përjashtuar nga universiteti, internohet nga Fieri, ku ishte transferuar Xhaviti para arrestimit, në Sheq-Marinas. Qëndrojnë rreth 11 vite në internim, pesë nga të cilat ishte e detyruar të paraqitej në apel dy herë në ditë. Punoi në punët e rënda të bujqësisë deri në vitin 1988 kur u lejua të kthehej në Shën Petërburg. Pas 19 vitesh, u kthye sërish në Tiranë me të bijat me dëshirën për të pasur një varr për të shoqin, të cilin nuk e pa më kurrë që nga dita e arrestimit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.