Klerik ortodoks, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë 1937-
1948.U lind në lagjen Kala të Beratit, në vitin 1890. Pas përfundimit të studimeve
teologjike në Shkollën Patriarkale të Halkit Hejbeli në Konstantinopojë 1908,
u kthye në Shqipëri dhe filloi punë në gjimnazin e Jovan Bangës në Korçë. Pak
para fillimit të Luftës I Ballkanike, u kthye në Konstantinopojë dhe në vitin 1916 u
dorëzua peshkop i Markiqojt, post të cilin e mbajti deri në vitin 1923. Po këtë vit, duke
parë përpjekjet e ortodoksëve shqiptarë për autoqefali, u kthye vullnetarisht në
Shqipëri, ku mori drejtimin e Mitropolisë së Beratit. Më 21 nëntor 1923, së bashku
me timzot Jeroteun dorëzuan në gradën peshkopale imzot Nolin, në Kishën e Shën
Gjergjit në Korçë. Në vitin 1929 u tërhoq në manastir. Pesë vjet më vonë 1934 u
zgjodh Mitropolit i Korçës, kurse më 12 prill 1937 Kryetar i Sinodit të Shenjtë dhe Kryepeshkop i gjithë Shqipërisë. Në vitin 1942 u thirr prej mëkëmbësit të Viktor
Emanuelit III, Jakomonit, i cili i kërkoi që në vendet vakante të dorëzonte peshkopë
unitë. Për të shmangur emërimin e peshkopëve unitë, ai thirri teologun Irine
Banushi dhe i kërkoi që të dorëzohej në gradën peshkopale. I shtrënguar nga presionet ebrendshme, më 25 gusht të vitit 1948 u detyrua të jepte dorëheqjen. Po atë muaj u internua. Vdiq në rrethana të dyshimta, më 17 qershor 1958 në kishën e Shën Prokopit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 225
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.