Nga Carçova e Përmetit. Në moshë të re ishte vendosur në Kuccovë dhe kishte punuar për shoqërinë italiane A.I.P.A. Ishte specializuar dhe kishte jetuar në Itali dhe Francë. Gjatë viteve të luftës, kishte dalë partizan. Pasi komunistët morën pushtetin, ai kundërshtoi sekuestrimet e pasurive që ata po zbatonin dhe torturat ndaj njerëzve që u konfiskoheshin pasuritë. Kjo bëri që të dënohej me burg dhe të punonte në tharjen e kënetave. Tentoi të arratisej nga burgu, por u kap dhe u ridënua me shumë vite heqje lirie. Gjatë torturave, iu dëmtua një këmbë. Ka vuajtur ndër të tjera dënimin në kampin e Repsit.

Burimi: Repsi (Kampi i punes se detyruar), Shkelqim Abazi, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.