| Idriz Jazo (Sinavani) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Idriz Jazo (Sinavani) |
| Atësia: | Jazo |
| Vendlindja: | Kuç |
| Datëlindja: | 1901 |
| Datë Vdekja: | 29/03/1945 |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Akuza: | “Kriminel lufte dhe armik i popullit; ka qenë bashkëpunëtor i aparatit terrorist; ndihmës e mobilizues i popullit për ushtrinë armike; organizues dhe urdhërues në djegie shtëpish, grabitje, tortura, çmobilizime, urdhërues për vrasje. Ka vepruar kundër interesave të larta të atdheut dhe independencës së Shqipërisë. Ka organizuar me organizatën kombëtare të Ballit, duke qenë komandant i forcave të armatosura” |
| Data Ekzekutimit: | 29/3/1945 |
Idriz Jazo Sinavani, lindi më 1901, në Kuç. Më 16 mars 1945, Gjykata Ushtarake e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit; ka qenë bashkëpunëtor i aparatit terrorist; ndihmës e mobilizues i popullit për ushtrinë armike; organizues dhe urdhërues në djegie shtëpish, grabitje, tortura, çmobilizime, urdhërues për vrasje. Ka vepruar kundër interesave të larta të atdheut dhe independencës së Shqipërisë. Ka organizuar me organizatën kombëtare të Ballit, duke qenë komandant i forcave të armatosura”, me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
Sipas publikimeve të studiuesit Kastriot Dervishi, Idriz Jazo ishte qarkkomandant i xhandarmërisë në Gjirokastër në vitin 1944 dhe kishte organizuar varjet e dy vajzave veprimtare të Frontit Nacionalçlirimtar, Persefoni Kokëdhimës dhe Bule Naipit. Idriz Jazo Sinavani më 16.3.1945 u dënua me vdekje, me varje, nga Gjykata Ushtarake e Korpusit të 2-të Gjirokastër.
U ekzekutua më 29 mars 1945.
Fondi 1, viti 2014, dosja 24, fl. 292-293.
