Veprimtar politik.Lindi më 1873, në Korçë. Studioi për histori në Boston SHBA dhe Gjermani. Komandante çete gjatë Luftës së Parë Botërore. Anëtar i komitetit Përparimi. Delegat i Kongresit të Durrësit 1918 dhe Lushnjes 1920. Zv/kryeministër i qeverisë së Lushnjes 1920. Kryeministër i Shqipërisë 1921, qeveri e përkohshme. Fanolist, jetoi në mergim shumë kohë. Deputet i Korçës 1943. Kryetar i Kuvendit Kushtetues Kombëtar Shqiptar 1943. Ky kuvend prishi marrëveshjen e bashkimit të Shqipërisë me Italinë, i riktheu Shqipërisë pavarësinë sipas statusit të 1928, shpalli botërisht asnjëanësinë e Shqipërisë në luftë. U vra më 5 nëntor 1943, nga njësiti guerril i Durrësit. Atentatori, Kol Laku, u arrestua më 24 shkurt 1944 dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi i Përhershëm Ushtarak.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 328
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.