Ibrahim ose Brahim Tepelia u arrestua më 3 maj 1966 dhe u gjykua me disa të tjerë. Akuzat kryesore ishin ato që kishin të bënin me nenet 72 (sabotimi), 73 (agjitacioni e propaganda) dhe 64 (tradhtia ndaj atdheut) të Kodit Penal. Procesi gjyqësor u zhvillua në sallën e Shkollës Pedagogjike, i hapur për publikun. Me vendimin nr.34, datë 10.9.1966 Gjykata e Qarkut Shkodër, e dënoi me vdekje (varje në litar), bashkë me Muhsin Mukën.

Vendimet nuk u ekzekutuan në litar, por me pushkatim.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.