Lindi në Vinisht, më 13 shkurt 1887. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7 të Udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar, të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 9 janar 1992 vendosi njohjen e faktit juridik të vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Hysen Pucit, në vitin 1946.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 392
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.