Klerik musliman. Lindi në vitin 1890, në fshatin Sauk të Tiranës. U diplomua për teologji në Turqi. Në vitin 1916, pas përpjekjesh të mëdha, bashkë me Mehmet Efendi Saukun, arritën
të hapin shkollën e parë shqipe në fshat. Mori pjesë aktive në lëvizjen fanoliste të vitit 1924. Në mars të vitit 1940 u arrestua nga italianët dhe u dënua me katër muaj burg. U vra nga partizanët më 31 gusht të vitit 1943, përpara xhamisë së fshatit Sauk.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 84
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.