| Haziz Sharra | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Haziz Sharra |
| Atësia: | Muço |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Datë Vdekja: | 8/10/1943 |
Bir i një familjeje patriotike. Ndër të parët të rinj të Vlorës që u hodh në lëvizjen e rezistencës dhe mori pjesë në luftë kundër pushtuesve të Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore. U bë kreu i Rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar. Vritet me atentat nga forcat komuniste më 8 tetor 1943.
Në qershor 1945, me vendim gjyqi, ekzekutojnë edhe të vëllanë, Muharrem Sharra.
Burimi: Hazis Sharra, Luftëtari antifashist që ra nga plumbat e komunistëve. Enver Memishaj, ISKK, Tiranë 2020
