Haxhi Hamit Cota, ishte djali i madh i Hamit Cotës. Erdhi në moshë të vogël bashkë më familjen e tij nga Elbasani dhe u vendosën në Frarë të HOTOLISHTIT Librazhd. Familja e tyre lëvizi nga Elbasani për t' ju shmangur shërbimit ushtarak, pasi të pesë djemve u erdhi thirrja për nizamë. Ishte dëshmitar okular i barbarive serbe që vetëm në Hotolisht vranë 16 burra me në krye hoxhën e fshatit. Në kohën e luftës familja e tyre ishte bazë e luftës Nacionalçlirimtare. I vëllai, Muhamed Cota ishte drejtues i batalionit partizan të Bërzeshtës, komandanti i batalionit të 4-t, një nga heronjtë më të spikatur të betejës së Myshqetas ku u plagos rëndë dhe humbi njërën kembe. Haxhiu ishte një organizator dhe njeri me shumë reputacion në gjithë zonën. Pas lufte, ndërsa i vëllai ishte i shtruar në spital, forcat komuniste të keqinformura me dashje nga persona dashakeqë, vegla të Sigurimit, e akuzojnë me të padrejtë se strehonte çetën balliste të Isak Allës. I vëllai i Isakut, Kamber Alla ishte martuar me vajzën e Haxhiut, Havanë. Duke përdorur këto rrethana, e akuzuan pa të drejtë dhe më datë 31 mars 1945 e pushkatojnë, pa gjyq, te xhamia e fshatit Hotolisht.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.