Haxhi Baçinozi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Haxhi Baçinozi |
Vendlindja: | Radostinë , Fier |
Datëlindja: | 2/7/1957 |
Gjyqi | |
Akuza: | «Agjitacion e propagandë» |
Dënimi: | 10 vjet,21 vjet Burg |
Vendimi: | 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë». U dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «veprën e terrorit në bashkë-punim» (dënim i kombinuar).
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 223.