| Hans Vala | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Hans Vala |
| Profesioni: | Gjeometër |
| Ngjarja i përfshirë: | Këneta e Maliqit, “Organizatë tekniko-sabotatore” |
Gjeometër me origjinë austriake që kishte jetuar dhe punuar në Shqipëri që nga viti 1940. U arrestua dhe u gjykua në procesin e dytë për të ashtuquajturit sabotatorë të punimeve për tharjen e kënetës së Maliqit. Gjyqi u zhvillua nga data 20-25 nëntor 1946. U dënua me 30 vjet heqje lirie nga Gjykata Ushtarake e Tiranës.
