Lindi më 1888 në Berat. Me arsim të lartë. Ish-deputet. U arrestua më 14.12.1946. Bashkë me Tajfur Haznedarin akuzoheshin se kishin krijuar një organizatë në lidhje me anglo-amerikanët, si dhe si “degë e organizatës së deputetëve” që vepronte në Tiranë. Më 31 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me vdekje. U ekzekutua më 2.3.1948.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 369
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.